Monika Salihu, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur nga Kosova, ishte njëra nga banoret më simpatike në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 2.
Monika gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, është treguar lojtare e fortë duke i bërë ballë të gjitha debateve dhe diskutimeve në të cilat përfshihej.
Ish-banorja e cila ishte prezente në Post Big Brother shprehet që nuk e ka merituar të dalë nga shtëpia.
“Unë nuk e kam merituar të dalë nga ajo shtëpi, edhe unë i kam pasur dyshimet e mia, gjithkush i ka dyshimet e veta, dhe te gjithë i kanë fansat e tyre.” – u shpreh ish-banorja.
Opinionistja e këtij edicioni Anita haradinaj pyet Monikën: “ A mendon që e ka merituar Lumbardhi fitoren?”
Ndërsa Monika përgjigjet: “Po, sepse besoj thellësisht që ka pasur vota më shumë se këta të tre.”
Më tutje Monika thotë që këtë edicion nuk ka pasur lojtarë të fortë, ose lojtarë “wow” siç kemi pasur në Big Brother Shqipëri, përveç Edona James që ka qenë e klikuar.
“Monika me pasë dashtë me fitu, përnime kish fitu, por s’kam lujtë. Qëllimet e mia i kam ditë, dhe e kam ditë pse po hyj në atë shtëpi.