Lajme

“Monitoruan lëvizjet e Bran Syzos, para sulmit”/ Plagosja në Pogradec, detaje të reja Nikolla dhe Edison Agolli

Një kamerë e fshehtë është zbuluar rreth katër ditë më parë në afërsi të Burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë. Pajisja ishte vendosur në një prej plepave përgjatë rrugës që të çon drejt institucionit penitenciar.

Burime bëjnë me dije se, pas informacioneve të siguruara nga Komisariati i Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi i personave të dyshuar për vendosjen e kamerës. Nga këqyrja e pamjeve filmike janë identifikuar vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kamera ishte vendosur për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos, me qëllim organizimin e një sulmi ndaj tij në momentin kur do të shkonte për të takuar vëllain e tij, Sindi Syzo, i cili po vuan dënimin në Burgun e Drenovës për plagosjen me thikë të Nikolla Agollit.

See also  “Bredh me makinën e ambasadës, e të ambasadorit”/Skandali i Ramës në Zvicër, Zagani: Qëndroi në hotelin më të shtrenjtëHetuesit dyshojnë se vendosja e kamerës lidhet me motive hakmarrjeje ndaj Brian Syzos.

Ngjarja lidhet edhe me atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec, ku Nikolla Agolli u arrestua pak minuta pasi qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj Brian Syzos. Në pranga u vu edhe David Prifti, ndërsa Edison Agolli dhe Meardi Berberi, i njohur me nofkën “Koro”, janë shpallur në kërkim.

See also  Ky është 30-vjeçari që e mori rrjedha e ujit gjatë aksidentit në Klos/ U braktis nga shoku i tij pas rënies së makinës në përruaPolicia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe lokalizimin e dy personave të shpallur në kërkim, ndërsa po heton edhe rolin që ka pasur kamera e vendosur pranë burgut në planifikimin e sulmit

Të Ngjashme