Lajme

“Morëm një tjetër rol të ndërkombëtar”, Rama: 123 shtete votuan pro Shqipërisë si anëtare e KDNJ në OKB

Shqipëria u zgjidh dje si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se dje 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan pro Shqipërisë si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.

Kreu u i qeverisë thotë se teksa duke qenë anëtarë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Shqiëpria merr një tjetër rol të rëndësishëm ndërkombëtar.

Postimi i plotë:

SHQIPËRIA MERR NJË TJETËR ROL NDËRKOMBËTAR

Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.

15 anëtarët e rinj të KDNJ:

Shqipëria

Brazili

Bullgaria

Burundi

Kina

Bregu i Fildishtë

Kuba

Republika Domenikane

Franca

Gana

Indonezia

Japonia

Kuvajti

Malaui

Hollanda