Dy ditë më parë, Fero Fera u shfaq në “Big Brother VIP Kosova” për një konferencë ku banorët i drejtuan pyetje të ndryshme, përfshirë tema nga jeta e tij private, karriera dhe angazhimi i tij në fe.
Pjesëmarrja e tij në një reality show shkaktoi reagime dhe kritika nga një pjesë e publikut, që duket se kishte pritshmëri të tjera nga artisti pas kthimit të tij drejt besimit fetar.
Pas këtyre kritikave, Fero reagoi përmes disa videove të postuara në InstaStory.
Në reagimin e tij, ai adresoi të gjithë ata që e kritikonin, duke shprehur se cilido qoftë vendimi që merr, njerëzit e gjykojnë negativisht.
Ai theksoi rëndësinë e përpjekjes për të ndikuar pozitivisht në çdo situatë, pavarësisht se ku ndodhet.
Në deklaratën e tij, Fero u shpreh:
“Me qenë i keq pse i keq, me qenë i mirë pse i mirë, me fitu pse me fitu, mos me fitu, pse mos me fitu, me ec, vrapo, me vrapu, ndalu. A jeni mirë. Allahu ju udhëzoftë të gjithëve.
Edhe për juve që mendoni se dini më shumë se unë, unë s’po them që di më shumë se ju shpresoj ju me dit më shumë se unë vetëm se unë mundem me ju çudit se sa di unë, edhe tjetra ju sfidoj të gjithëve me gjet një argument sheriatik që mua më ndalohet me shku me një vend të haramit me urdhëru për të mirë dhe të ndalohet e keqja.
O gjithologët e mi, ju dua fort, jam ende duke ju pritur që ta gjeni argumentin se po pretendoni se jeni shumë të dijshëm dhe po pres me ma gjet argumentin”.
lokimagazine