Lajme

Mori para tufën me bagëti dhe ngordhën 37 dele, arrestohet shoferi 26-vjeçar në Fier, drejtonte makinën i dehur

Policia e Fierit ka arrestuar shoferin 26-vjeçar, i cili shkaktoi aksidentin me tre të lënduar në aksin Levan-Pishporo, në vendin e quajtur Qarr, mbrëmjen e djeshme.

Si pasojë e aksidentit u dëmtuan lehtë shtetasi L. Dh. dhe 3 pasagjerë. Gjithashtu, ngordhën 37 bagëti të imëta.

26 vjeçari me iniciale L.Dh, banues në Pishporo nga kryerja e testit të alkoolit pas aksidentit, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Aksideti ndodhi në vendin e quajtur Qarr ku 26-vjeçari u përplas me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.