Lumbardhi dhe çifti Adri dhe Iliriana e kanë kaluar pasditen në dhomën makijazhit.
Në një moment, modeli dhe ish-futbollisti Lumbardh Salihu shprehu shqetësimin e tij për akronimin RMV në shishe plastike të ujit.
RMV që nënkupton Republikën e Maqedonisë së Veriut, e bënte atë të dyshonte se mos këto tri shkronja kishin të bënin me rajonin verior të Kosovës.
“Po shkruan RMV në shishe, mos do të thotë kjo Republika e Mitrovicës së Veriut, mos e kemi dhënë veriun”, tha Lumbardhi, teksa e frikësuar mbeti edhe Iliriana.
E mbasi ishte shqetësuar shumë ai kishte kërkuar një sqarim në dhomën e rrëfimit.
Megjithatë, Adri në fund ia qëlloi që bëhet fjalë për shtetin fqinjë dhe jo për ndonjë gjë tjetër.