Drini Zeqo ishte banori i parë që iu bashkua shtëpisë së BBV e po ashtu i pari që la shtëpinë.
Ish-banori hoqi dorë nga gara për shkak të probleme shëndetësore që kishte pasur motra e tij, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Megjithëse la shtëpinë e BBV, Drini është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale dhe intervista sa i takon formatit më të ndjekur në vend.
Mirëpo, ajo çfarë ka bërë përshtypje në rrjet, është një përgjigje e Drinit kundrejt një ndjekëse e cila thoshte se bënte ofertën vetëm për të votuar Drinin.
“Mos i harxho kot gjithsesi sms-të” – i ka thënë Drinit ndjekëses, përgjigje kjo që la mjaft vend për interpretim në rrjet lidhur me votat e publikut.
Nuk e dimë nëse Drini e dha këtë përgjigje për faktin që ai tashmë ka lënë shtëpinë e BBV, apo ka ngritur aludime sa i përket vërtetësisë së votave të publikut, por sidoqoftë përgjigjja e tij la mjaft vend për pikëpyetje.
lokimagazine