LifeStyle

Mos i digjni më flokët me pjaster, përdorni këto 3 metoda natyrale për drejtimin e tyre

Rregullimi i flokëve çdo mëngjes është një stres më vete. Shpesh një zgjidhje më e shpejtë që ndoshta të kursen më shumë kohë është pjastrimi i tyre.

Kjo sigurisht që është shumë e dëmshëm për shëndetin e flokëve, ndaj sot do ju tregojmë 3 metoda natyrale se si mund ti drejtoni ato pa përdorur nxehtësi.

1.Tërshërë dhe aloe vera

TS Poll - Loading poll ...

Tërshëra dhe aloe vera janë të njohura për vetitë e tyre ushqyese sidomos kur bëhet fjalë për lëkurën dhe flokët.

Përbërësit dhe aplikimi: 1 gjethe aloe vera dhe 2 lugë tërshërë të bluar. Nxirrni xhelin e aloe verës nga gjethja dhe shtoni tërshërën derisa të krijohet një përzierje e njëtrajtshme. Aplikojeni në flokë, masazhojeni dhe lëreni të veprojë për 20 min. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

2. Vaj jasemini dhe vaj ulliri

Vaji ullirit është aleati kryesor për shëndetin e mirë të flokëve, gjithashtu edhe vaji jaseminit njihet për vetitë e tij zbutëse.

Përbërësit dhe aplikimi: 2 lugë vaj ulliri dhe 5 ose 6 pika vaj jasemini. Përziejini vajin e ullirit me atë të jaseminit dhe përdoreni në flok të lagur pasi ta keni larë me shampo dhe para se ta keni lëmuar flokun me balsam. Lëreni të veprojë për 20 min dhe më pas e shpëlani flokun me ujë të bollshëm.

3.Uthull molle dhe ujë

Uthulla e mollës njihet për vetitë mirëbërëse, por sidomos roli i saj në flokë ka të bëjë me rikthimin e niveleve të pH natyral, lufton zbokthin dhe ndihmon në rritjen e flokëve.

Përbërësit dhe aplikimi: 2 lugë gjelle uthull molle dhe 1 filxhan ujë. Hollojeni uthullën e mollës me një filxhan ujë dhe aplikojeni në të gjithë lëkurën e kokës. Pasi të jetë përthithur mirë nga floku, vijoni larjen e tyre si normalisht me shampo.