Era Istrefi ka surprizuar ndjekësit me një fotografi të re në Instagram, ku shfaqet pranë reperes së famshme amerikane Ice Spice.
Ka mjaftuar kjo dalje e përbashkët që në rrjet të nisin menjëherë aludimet për një projekt të mundshëm muzikor mes dy artisteve. Era e publikoi fotografinë në InstaStory pa dhënë asnjë shpjegim tjetër, duke e lënë të hapur pyetjen nëse bëhet fjalë thjesht për një takim rastësor apo për diçka që po përgatitet larg vëmendjes së publikut.
Një bashkëpunim i tillë do të shënonte një tjetër hap të rëndësishëm ndërkombëtar për Era Istrefin, e cila prej vitesh ka një prani përtej tregut shqiptar dhe ka punuar më herët me emra të huaj të industrisë muzikore.
Megjithatë, deri në këto momente, as Era dhe as Ice Spice nuk kanë konfirmuar se po punojnë së bashku. Nuk është bërë publik asnjë detaj për ndonjë këngë, videoklip apo projekt të përbashkët.
Për momentin, fotografia mbetet vetëm një takim mes dy artisteve. Por në një industri ku bashkëpunimet shpesh zbulohen fillimisht përmes një imazhi të vetëm, fansat kanë nisur të pyesin: a po vjen Era Istrefi me Ice Spice?/Class

