ShowBizzz

“Mos i rrej njerëzit se gjynah”, Butrint Imeri i kundërpërgjigjet ndjekësit për sfidën e 100 mijë eurove

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka tërhequr vëmendje të madhe ditët e fundit pasi shpalli sfidën e tij personale, ku fituesi do të shpërblehet me plot 100 mijë euro.

Nisma e artistit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, me mijëra ndjekës që kanë komentuar dhe janë bërë pjesë e garës. Megjithatë, jo të gjithë janë bindur se bëhet fjalë për një shpërblim real.

Të lidhura

None found

Në mesin e komenteve ka spikatur reagimi i një ndjekësi, i cili e akuzoi këngëtarin se po mashtronte publikun.

“MOS i rrej njerzi për 100k se gjynah”, i shkroi ai Butrintit.

Por artisti nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar menjëherë me një replike që mori vëmendjen e fansave.

“Ti nashta ke besu n’babadimer si fmi tani t’ka met n’kry qe krejt senet n’jete jone rren, ama ke me pa kismet me 3 Korrik”, iu përgjigj Butrinti.

Me këtë koment, këngëtari ka lënë të kuptohet se gjithçka rreth sfidës është e vërtetë dhe se më 3 korrik do të bëhet e ditur edhe identiteti i fituesit të shumës prej 100 mijë eurosh.

Deri atëherë, sfida e Butrint Imerit vazhdon të mbetet një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, ndërsa fansat presin me kureshtje të shohin se kush do të jetë personi fatlum që do të largohet me çmimin marramendës.

Të Lidhura:

  1. Përplasje të forta në ‘BBV’, do habiteni nga raporti që kanë sot Françeska dhe Egla
  2. Bebe Rexha zbulon humbjen e dhimbshme të shtatzënisë ndërsa i kundërpërgjigjet reperes për komentet fyese ndaj paraqitjes së saj
  3. Neda Balluku: Jam opinionistja më e ndershme që ka pasur BBV
  4. “Miss Globe USA” ka një mesazh për vajzat: Paratë shkojnë e vijnë, gjeni një njeri që ju do e respekton

Të Ngjashme