Ilnisa dhe Erjola janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën sot dhe shkak është bërë një arsye e vogël.
Teksa po gatuanin, Erjola ka akuzuar Ilnisën se i ka shtyrë tiganin dhe mund të digjej.
Debati për tiganin ka vazhduar me tone të larta dhe me ofendime si “skizofrene, e pështirë, ndyrësirë” nga ana e Erjolës. Kjo e fundit ka akuzuar Ilnisën se i ka përmendur edhe familjen dhe i ka shkuar para fytyrës duke e paralajmëruar të ketë kujdes.
Ka qenë Romeo ai i cili ka ndarë vajzat duke mbajtur Erjolën.