Çfarë është “tradhtia emocionale”? E shpjeguar thjesht: Tradhtia emocionale ndodh kur keni një lidhje të ngushtë dhe intime me dikë që nuk është partneri/ja juaj.
Në përgjithësi ndërveprimet tuaja shpesh përfshijnë ndonjë tension seksual ose tërheqje romantike. Kjo lidhje mund të mos duket kërcënuese ose problematike, megjithatë, mund të fillojë të shkatërrojë marrëdhënien tuaj me partnerin/en.
Zakonisht, tradhtia emocionale ndodh kur afërsia juaj me dikë tjetër prish përkushtimin ndaj partnerit/es. Përqendroheni në lidhjen që keni me të në vend të marrëdhënies ekzistuese (zakonisht monogame).
Një raport e ka kaluar pikën e miqësisë kur:
– kaloni më shumë kohë duke folur (ose duke menduar) për personin tjetër sesa për partnerin/en
– shmangni përmendjen e personit tjetër te partneri/ja
– e di që ai/ajo është i/e tërhequr nga ti
– ndjen shenja fizike të kimisë mes jush
– ndjeheni më pak të tërhequr fizikisht ose emocionalisht nga partneri/ja
– shpreson që partneri/ja të jetë më shumë se ai/ajo
– shmangni komunikimin e hapur me partnerin/en.
Në fillim, tradhtia emocionale mund të duket shumë si miqësi. Kjo lloj situate mund të zhvillohet kur diçka krijon hapësirë midis jush dhe partnerit/es. Kur i drejtoheni dikujt tjetër për të përmbushur diçka që ju mungon nga lidhja ekzistuese, i mohoni vetes dhe partnerit/es mundësinë për të punuar mbi këtë problem dhe për të forcuar lidhjen tuaj.
Si ta kaloni si fazë? Bisedat e shpeshta dhe të sinqerta mund t’ju ndihmojnë të rindërtoni besimin dhe të trajtoni çështjet e marrëdhënieve sa më shpejt që ato të shfaqen.
Komunikimi i mirë madje mund t’ju ndihmojë të zgjidhni disa sfida, si mungesa e intimitetit, para se ato të bëhen çështje shqetësuese.
Megjithatë kini parasysh që jo të gjitha marrëdhëniet funksionojnë dhe ndarja mund t’ju japë të dyve mundësinë për të gjetur dikë tek i cili mund të përkushtoheni plotësisht.