Përplasje të vazhdueshme ka pasur mes dy ish-banorëve të Big Brother Vip, Bledit dhe Nitës.
Dy banorët u “martuan” brenda shtëpisë së madhe si pjesë e një loje. Kur Nita u pyet jashtë nëse do lidhej ndonjëherë me Manen dhe ajo tha “kurrë”.
Pas deklaratës së saj, Bledi Mane “shpërtheu” në një postim në Instagram ku e quajti një “mosmirënjohëse amatore”, e teksa tha se ishte ai që e nxori nga “frigoriferi ku e kishin harruar banorët e tjerë”.
“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta sunxhuk, djathë, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur sërish në frigorifer. Lutu për Nitën”, shkroi ai.
View this post on Instagram