Butrint Imeri, Don Xhoni dhe Hellbanianz nuk do të jenë pjesë e festivalit ‘Alba Festival’.
Ky lajm u konfirmua nga artistët.
Ata përmes disa postimeve në Instagram njoftuan se arsyeja e këtij vendimi është mosrespektimi i marrëveshjes, konkretisht orarit të performancës nga ana e organizatorëve të festivalit.
Postimi
Ata u kërkuan falje fansave për shqetësimin dhe zhgënjimin që mund të shkaktojë ky vendim i tyre.