Moti relativisht i kthjellët dhe i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor por nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër ku i ftohti do të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Vijon i ftohti polar duke kushtëzuar në Republikën e Kosovës; mot kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante deri pas mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja -5°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 4°C. Era do të fryjë mesatare por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët por relativisht i ftohtë të jenë prezent gjatë paradites në të gjithë territorin e MV herë pas here pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin e MV, më të dukshme në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të MV por pa reshje. Parashikohet që ngricat në akset rrugore të shfaqen sërish në MV. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë sërish rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 5°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Europa
Pothuajse i gjithë kontinenti europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe i ftohtë të jetë dominant. Konkretisht me diell paraqiten gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Juglindore ndërsa si pasojë e prezencës prej disa ditësh të një një qendre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në verilindje të Europës, vendet Nordike, Europa Lindore, rajoni i Balltikut si edhe pjesërisht Europa Qendrore do të kenë reshje dëbore dhe ngrica të theksuara./abcnews.al