Lajme

Mot i kthjellët por i ftohtë, temperaturat zbresin deri në -3 gradë

Moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite kur priten vranësira të pakta nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Verilindore – Juglindore. Megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të situatës termike paso pritet depërtim i masave ajrore më të ngrohta me origjinë Perëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 16°C vlera më e lartë në Fier dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Vijojnë masat e ftohta dhe të thata nga Verilindja e kontinentit ndikimin e tyre në të gjithë Republikën e Kosovës; duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe të ftohtë. Por orët e pasdites sjellin kalime vransirash të lehta në territorin e Kosovës, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Problematike do të jenë ngricat në akset rrugore për shkak të temperaturave disa gradë nën zero në të gjithe Kosovën. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luatur vlerat ditore nga minimalja -5°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 9 °C. Era do të fryjë mesatare por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët por relativisht i ftohtë të jenë prezent gjatë paradites në të gjithë territorin e MV herë pas here priten vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV ku më të fokusuara priten në zonat zonat Veriore dhe Verilindore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimatre në pjesën më të madhe të MV por pa reshje. Për sa i përket temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luatur vlerat ditore nga minimalja -4°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Europa

Ishujt Britanikë si edhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të shiut, herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere, situatë kjo si pasojë e prezencës së një qëndre ciklonare e zhvilluar në veri-veriperëndim të Europës. Po ashtu vranësira, reshje dëbore si edhe stuhi të forta ere do të ketë në gadishulli Skandinav si edhe Europën Lindore ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta paraqiten Europa Jugperëndimore, rajoni i Mesdheut si edhe Juglindja e kontinentit./abcnews.al