Moti për sot (e martë) parashihet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës, sidomos në orët e pasdites, vranësirat mund të sjellin ndonjë rigë të shkurtër shiu në disa zona.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit dhe perëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
