Lajme

Moti i keq lë pa energji elektrike Bashkinë e Pukës, probleme edhe në Fushë-Arrëz

Moti keq ka sjellë probleme me energjinë edhe në Bashkinë e Pukës. Mësohet se për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut kanë mbetur pa energji rreth 12.000 banorë. Gjithashtu edhe disa njësi asministrative të Fushë-Arrëzit janë pa drita.

Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për rikthimin e energjisë në zonat ku aktualisht mungon, mirëpo për shkak të reshjeve të dendura është vështirësuar riparimi i linjave të tensionit. Probleme raportohen në stacionin Pukë- Fushë Arrëz dhe Pukë -Koman.