Gjatë fundjavës moti mbi vendin tone do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here.
Të shtunën pritet mot me vranësira dhe riga shiu, në viset malore parashihen reshje bore.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 1 deri në 4 katër gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 4-7 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7 metra për sekondë.
Të dielën do të ketë vranësira të dendura të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 9 deri në 13 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3 metra për sekondë.
Në përgjithësi, fundjava do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu në të dyja ditët, ndërsa të dielën pritet të jetë më ngrohtë.
