Motra e Pëllumb Metës, 49-vjeçari që u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij më 10 shkurt në fshatin Shënvalash të Durrësit thotë se përgjegjës për vrasjen monstruoze të vëllait të saj është bashkëshortja e Pëllumbit, Blerina Meta.
Në një intervistë për “Top Story” në Top Channel, motra e viktimës mohon pretendimet e fëmijëve të Pëllumbit dhe bashkëshortes së tij, që 49-vjeçari i ndjerë të ketë qenë i dhunshëm. Sipas saj fajtorja kryesore e krimit makabër është Blerina Meta.
Motra e Pëllumb Matës hodhi akuza të forta ndaj gruas së viktimës, duke thënë se ishte ajo që ka organizuar vrasjen. Ajo tha se në 26 vite martesë Blerina ka ushqyer fëmijët e saj me urrejtje ndaj babait të tyre dhe fisit të babait. Teksa e cilësoi monstër, ajo tha se Blerina duhet të arrestohet, pasi i shtyu fëmijët të vrasin babanë e tyre.
“Në 26 vite u bëri karshi fëmijëve shkollën e krimit dhe urrejtjes ndaj babait të tyre…është ajo që largoi çdo pjesëtar të familjes të largët e të afërt”, tha kunatat e Blerinës për “Top Story”.
Më tej motra e Pëllumbit tha se vëllai i saj ishte shumë i dahsur me fëmijët, sidomos me Hygertën. Ajo tha ndër të tjera se i vëllai e çoi Hysenin me para borxh në Europë për t’i plotësuar dëshirat.
Motra e Pëllumb Metës: Asnjëherë nuk e ka dhunuar (Blerinën), as edhe një qime floku. Ajo ishte aq e aftë…në 26 vite bëri karshi fëmijëve shkollën e krimit dhe urrejtjes ndaj babait të tyre…është ajo që largoi çdo pjesëtar të familjes të largët e të afërt… Të gjithë jemi femra. Të gjithë kemi grindje në familje. Por kurrë nuk mundesh me e çu përmend që ti hedhësh në kurriz fëmijët babës, dhe ti fusësh plumbin në gjumë…Pëllumbi e trajtonte Hygerëts sikur të ishte 9 vjeçe dhe jo 19 vjeçe. Pëllumbi e përkëdhelte vajzën. Sa më urgjenisht ajo (Blerina) duhet të jetë pas hekurave, është manipuluse, mashtruse mostër e të gjitha kohërave që ka punuar 26 vite për këtë ditë që arriti..por nuk është shembulli më i mirë për familjet shqiptare. Ka ardh koha që nuk paska të drejtë prindi që të kritikojë fëmijën..ai e ka çu me pare borxh djalin jashtë shtetit që ti plotësonte tekat që ai të shihte Evropën… Është absurde, të gjithë kush e njeh Pëllumbin flasin fjalët më të mira për Pëllumbin..të ishte e mirë ajo nuk fuste kapuçin në kokë, por të flasë kështu siç flas unë.
Gjykata e Durrësit dha sot masën “arrest me burg” për Hysen, Amarildon dhe Hygerta Metën, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të tyre, 49 vjeçarin, Pëllumb Meta.
Hysen Meta akuzohet për vrasje në rrethana familjare, Hygerta Meta për fshehje dhe asgjësim të kufomës, ndërsa Amarildo për asgjësim të kufomës në bashkëpunim. Në seancën e sotme tre fëmijët e viktimës u braktisën nga të gjithë të afërmit, ku asnjë prej familjarëve të tyre nuk ndodhej në sallën e gjyqit.
Para togave të zeza, Hysen Meta ka hedhur poshtë deklaratën e bërë më herët ku pranoi se autori i vrasjes së të atit ishte ai. 25-vjeçari ndryshoi dëshminë e tij duke hedhur akuza në drejtim të motrës se ajo e ka kryer aktin makabër, duke vrarë me 4 plumba babain dhe jo ai. 25-vjeçari theksoi se e motra e vrau pasi i ati donte ta fejonte me zor.
“Se kam bere unë vrasjen. Të flasë kush e ka bërë! Kam qenë prezent! Motra ka qëlluar babain! Hygerta. E qëlloi se donte ta fejonte me zor! Kishin debatuar shumë herë! S’kam qenë i pranishëm gjithmonë. Babi mua s’më pyeste për ketë pjesë! Marrëdhëniet i kam pas jo shume të mira! Kam thënë ndryshe para oficerit sepse isha i hutuar dhe na ka ardhur keq. Për atë që ka ndodhur”, tha ai.
Ndërsa, Hygerta Meta, deklaroi se vëllai i vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se lajmin për vdekjen e kryefamiljarit e kanë marrë vesh më vonë. Ndër të tjera, ajo pohoi se më pas së bashku me nënën, Blerina Metën dhe vëllain e vogël, Amarildo Metën, janë marrë me fshehjen e gjurmëve.
“Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”, ka Hygerta Meta në Gjykatë.
“Në fillim ishte shume vështirë. Nga frika mendova t’ia lija vëllait. Por ai s’ka qenë prezent kohët e fundit. Kishte 15 ditë para ngjarjes që ishte kthyer. Debati kishte nisur në dhjetor. Unë nuk isha e interesuar për fejesën. Dhe ai në fillim s’me tha gjë. Ndodhi një problem tek bombola e gazit. Se unë aty gatuaja. Gjithmonë. Dhe nga refuzimi që i bëra unë për fejesë ai tentonte të më vriste, mua ose mamanë. Tek bombola e gazit, preu bombolën e gazit dhe refuzonte ta rregullonte. Pas kësaj me ka thëne në fund të janarit që të fejohesha prapë. Dhe atëherë me tha ju s’keni për të bërë hajër në këtë shtëpi. Me kërcënonte mua dhe mamin. Mamin e kërcënoi për një portokall se e këputi dhe i tha do te vras”, ka shtuar ajo. Ndërkohë, djali i vogël Amarildo Meta ka deklaruar se kur është kthyer nga puna nëna i ka thënë se babai është vrarë.
“Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër”, ka deklaruar Amarildo Meta.
SA VITE BURG RREZIKOJNË TRE FËMIJËT E PËLLUMB METËS
25-vjeçari Hysen Meta, nëse shpallet fajtor për vdekjen e të atit, rrezikon deri në burgim të përjetshëm. Sipas asaj që neni 79 pika C të Kodit Penal, Hysen Meta rrezikon jo më pak se 20 vite burg, deri në burgim të përjetshëm.
“Vrasja me dashje e personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ishbashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm”, thuhet në nenin 79 pika C të Kodit Penal.
Dhe për Hygerta Metën, studenten 19-vjeçare, janë ngritur dy akuza: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, duke qenë se Kodi Penal nuk parashikon burgim të përjetshëm për gratë, Hygerta Meta, rrezikon dënimin nga 20 deri në 35 vite burg.
Ndërsa, vëllai i vogël, Amarildo Meta, mbi të cilin rëndojnë akuzat “Fshehja ose asgjësimi i kufomes”, rrezikon deri në 5 vite burg.
Krimi makabër u zbulua më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e lopës, në oborrin e shtëpisë në fshatin Shënavlash të Durrësit. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.
Por, hetimet morën tjetër rrjedhë pas dyshimeve të efektivëve të Policisë se kishin të bënin me një krim në familje. Nga hetimet u zbulua se Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt në banesën e tij. Fillimisht ishte vajza e famijes, Hygerta Meta, e cila tha se ishte ajo që vrau babain.
Mirëpo, më pas vëllai i madh, Hysen Meta pranoi se e kishte kryer ai krimin e rëndë dhe së bashku em të motrën dhe vëllain e vogël bashkëpunuan për të fshehur kufomën. Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo