ShowBizzz

Motra e tij nuk e takoi, por a është gati Sara të nisë një lidhje serioze me Bardhin? Modelja flet pa ‘dorashka’ dhe zbulon çfarë do të ndodhë me çiftin

Mbrëmjen e djeshme Bardhi u suprizua nga motra e tij në shtëpinë e “BBVIP”, e cila nuk pranoi që të takohet me të dashurën e tij, Sarën.

Mëngjesin e sotëm Ilnisa e ka pyetur modelen a është ndjerë keq që nuk e takoi motrën e Bardhit, ndërsa ajo u shpreh se jo, pasi e priste.

Sara tha se kjo gjë nuk e shqetëson shumë sepse me kalimin e kohës do të tregojë se kush është në të vërtetë, dhe familjarët e partnerit të saj do ta njohin atë kur të jetë jashtë “BBVIP”.

“A je gati të nisësh një marrëdhënie serioze me Bardhin?” e pyeti Ilnisa banoren, ndërsa ajo tregoi dëshiron që ta vazhdojë lidhjen me Bardhin edhe jashtë shtëpisë, sepse nëse nuk do të kishte pasur këto qëllime s’do të ishte lidhur me të.

Pjesë nga biseda:

Ilnisa: Të erdhi keq që nuk takove motrën e Bardhit?

Sara: Jo, e prisja sepse e nuhas se çfarë figure kam jashtë

Ilnisa: Kjo të shqetëson më shumë ë?

Sara: Jo, sepse nëse më jep Zoti dhe publiku do e kuptojnë

Ilnisa: Deri se të zbardhet situata dhe Sara

Sara: Ndërsa për familjarët e tij, jashtë këtyre mureve jam në lojë. Ndërsa këtu jam e vetëdijshme se lojën e kam futur në shumë veprime të miat

Ilnisa: A je gati të nisësh një marrëdhënie serioze me Bardhin?

Sara: Nuk do e kisha nisur fare nëse nuk do ta kisha atë mendje