ShowBizzz

Motrat Berisha dh*nuan me grushte dhe shishe qelqi Klea Prengën, Antonela paraqitet në Gjykatë për t’u njohur me rivlerësimin e masës

Panorama.al ka siguruar pamjet teksa ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berisha, shkon drejt Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë.

Sot në Gjykatën e Tiranës pritet të mbahet seancë për motrat Berisha, Antonelën dhe Marielën, të cilat dhunuan disa muaj më parë me grushte dhe shishe qelqi Klea Prengën në një lokal në Tiranë, teksa kjo e fundit ishte duke darkuar me miqtë e saj.

Ndaj ish-banores së BBV është caktuar masa detyrim paraqitje, ndërsa ndaj motrës së saj “arrest me burg”.

Image
Antonela

Antonela dhe Marinela Berisha u vetëdorëzuan në polici mbrëmjen e së mërkurës (16 Tetor) pasi më shumë se dy muajsh në kërkim.

“Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se: Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia.