Mozzik e Lotina Haziri duket se po e shijojnë më së miri romancën e tyre.
Ishte Lotina ajo e cila ka publikuar disa fotografi në ‘Instastory” ku normalisht shfaqen shumë të afërt.
Mesa duket dyshja e kalon një pjesë të mirë të ditës krah njëri tjetrit, ndërsa kanë treguar se kanë edhe aprovimin e plotë të familjarëve të tyre.
Kujtojmë se pak kohë më parë, i ati i Lotinës, deputeti Lutfi Haziri foli i lumtur për lidhjen e tyre.
“Edhe vendimi i Lotinës tani me Mozzikun, njëjtë na ka bërë të lumtur. Po rritet familja, kjo është me rëndësi. Lumturia e tyre, për prind nuk ka sukses më të madh”.
lokimagazine