ShowBizzz

Mozzikut i konfiskohen dy orë të shtrenjta, raportohet se është arrestuar

Reperit Mozzik i janë konfiskuar dy orat e shtrenjta sonte në Aeroportin e Prishtinës, ku vlera e një ore kap mbi 1.5 milionë euro, raporton Tëvë1.

Rasti i konfiskimit është konfirmuar për Teve1 nga Dogana e Kosovës, por ata nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Arsyeja e konfiskimit lidhet me dyshimet mbi origjinën e dy orëve luksoze, të cilat sipas raportimeve kanë vlera të larta.

Në rrjetet sociale gjatë ditës, reperi publikoi një nga orët, duke e prezantuar si dhuratë vetjake për ditëlindjen:

“I bëra vetes një dhuratë para ditëlindjes,” shkroi Mozzik duke ekspozuar orën e markës së famshme Richard Mille.

Njëra nga orët karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve, çmimi i saj kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar prejardhjen e orëve luksoze dhe rrethanat e konfiskimit.