ShowBizzz

Mozzikut i konfiskohen dy orë të shtrenjta, raportohet se është ndaluar

Reperit Mozzik i janë konfiskuar dy orë të shtrenjta nga Dogana e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Rasti i konfiskimit është konfirmuar për Teve1 nga Dogana e Kosovës, por nuk kanë dhënë më shumë detaje. Vlera e tyre vlerësohet mbi 1 milion euro dhe se arsyeja është mosdeklarimi dhe prejardhja e kësaj pasurie, raporton Teve1.

Burimet e Teve1 bëjnë të ditur poashtu se Mozzik është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet mbi konfiskimin e dy orëve luksoze, të cilat sipas raportimeve kapin vlera të larta.

Në rrjetet sociale gjatë ditës, reperi publikoi një nga orët, duke e prezantuar si dhuratë vetjake për ditëlindjen:

“I bëra vetes një dhuratë para ditëlindjes,” shkroi Mozzik duke ekspozuar orën e markës së famshme Richard Mille. Njëra nga orët karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve, çmimi i saj kap vlerën e rreth 1.5 milion eurove.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar prejardhjen e orëve luksoze dhe rrethanat e ndalimit.