Mr.Dapper është brendi i këpucëve luksoze, i cili në trojet shqiptare u bë i njohur përmes një emri, Albert Gjukajt, njeriut që ia del suksesshëm të krijoi këpucë unike, luksoze dhe të jashtëzakonshme në dizajn dhe cilësi.Mr Dapper
është një biznes aksionar me butikun në Luzern dhe butikun online. Siç kuptojmë, merret me shitjen, riparimin dhe dizajnimin e këpucëve me porosi për klient individual, por po ashtu butiku vizitohet edhe nga njerëz nga e gjithë bota. Në asortiment ka edhe çanta, jakne dhe aksesorë nga lëkura të ndryshme të cilësisë së lartë për xhentëllmen.
Lëkurat që përdoren për krijimin e këpucëve në “Mr.Dapper” janë mbi 80 lloje prej tyre. Zakonisht përdoret lëkura e viçit për modelet standarde, ndërkaq lëkura e preferuar është ajo e aligatorit. Lëkurat dhe materialet që përdorin janë të certifikuara nga “CITES”, që garanton mbrojtjen maksimale të kafshëve dhe kualitetin e produkteve. Me këtë certifikatë eksportojnë produktet në tërë botën.
Ndërkohë, sukseset për “Mr.Dapper” dhe Albert Gjukaj nuk kanë të ndalur. Ai, ishte pjesë e finales së Kampionatit Botëror për këpucë artizanale, e gjithashtu në janar të këtij viti u ftua në Miami për të prezantuar këpucët dhe çantat e tij me lëkurë krokodili.
Ky brend tashmë ka sjell koleksionin e ri të verës për customized highend sneakers me lëkurë aligatori dhe krokodili. Brendi ka lidhur bashkëpunim edhe me një tjetër brend botëror modës së lartë.
ks