ShowBizzz

“Mua nuk më bën artiste Ardit Gjebrea”, Albërije Hadërgjonaj flet për përplasjen me moderatorin

Alberije Hadërgjonaj është rikthyer te përplasja e saj me moderatorin Ardit Gjebrea, duke treguar edhe një herë arsyen që, sipas saj, ka sjellë krisjen e raportit mes tyre.

E ftuar së fundmi në “Live From Tirana”, këngëtarja foli për karrierën e saj, por nuk shmangu as këtë episod. Albërija ka treguar më herët se gjithçka lidhet me pjesëmarrjen e saj në festivalin “Kënga Magjike” dhe mënyrën e votimit, pasi kënga e saj nuk arriti të kualifikohej në finale.

Sipas këngëtares, rezultati kishte shkaktuar habi, ndërsa reagimi i saj në atë kohë solli edhe një përplasje me Gjebrean.

“U çuditën të gjithë njerëzit kur kënga ime nuk hyri në finale. E kam thënë edhe te ‘Kënga Magjike’, Arditit i ka ngelur hatri, patëm një përplasje”, është shprehur ajo.Albërija theksoi se karrierën dhe suksesin e saj ia atribuon talentit dhe punës së bërë ndër vite, duke deklaruar se nuk ka nevojë për miratimin e askujt për t’u konsideruar artiste.“Mua nuk më bën artiste as Ardit Gjebrea dhe asnjë njeri në botë. Mua më ka dhënë Zoti një talent dhe kam punuar fort. Unë nuk jam servile, mua nuk më bëhet vonë për askënd në botë. Unë jam Albërije Hadërgjonaj dhe kërkoj drejtësi”, deklaroi këngëtarja.

Të Ngjashme