Një deklaratë e Gimbos gjatë një interviste televizive ka ndezur diskutimet në rrjetet sociale, pasi shumë ndjekës besojnë se ajo mund të ketë qenë një mesazh i tërthortë për ish-mikun e tij, Mateon.
Teksa fliste për mënyrën se si disa personazhe publike e ekspozojnë jetën private, Gimbo u shpreh: “Ne nuk bëjmë drama për show apo ndarje për vëmendje.”
Edhe pse nuk përmendi asnjë emër, deklarata u interpretua menjëherë nga ndjekësit, të cilët nisën të aludojnë se fjalët e tij mund t’i referoheshin zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë Mateon dhe partneren e tij.
