LifeStyle

Mund të helmoheni! Kujdes nga këto ushqime në verë

Në ditët e nxehta të verës duhet bërë shumë kujdes me ushqimet, qoftë me ato që gatuajmë të cilat duhet të ruhen menjëherë në frigorifer qoftë dhe me blerjet.

Në verë duhen shmangur ushqimet e ambalazhuara që mund të jenë dëmtuar nga dielli dhe temperaturat e larta dhe duhen blerë ushqime të gatshme vetëm në vende të besuara. Në të kundërt, konsumatori nuk është i sigurt nëse përbërësit janë në gjendje të mirë apo në to kanë filluar të zhvillohen mikrobe. Sado e papranueshme të jetë kjo, duhet thënë që është shumë e lehtë të ndodhë në verë kështu që më mirë të jemi të sigurt. Nuk janë vetëm ushqimet e blera të rrezikshme, por dhe ato që përgatisim vetë.

Duhet t’i konsumojmë brenda një kohe të shkurtër pas përgatitjes dhe t’i ruajmë në kushte optimale.

Edhe rruga nga shtëpia në punë, mund të ndikojë në dëmtimin e ushqimit, i cili pas konsumimit mund të na shkaktojë shqetësime pasi mund të mos e kemi kuptuar gjatë ngrënies që diçka nuk shkon.

Duhen shmangur, për ushqimet që nuk konsumohen në çast, përbërësit që prishen shpejt siç janë salcat, apo majoneza. Kujdes me sanduiçin!

Helmimet dhe infeksionet shkaktojnë të vjella dhe diarre që dehidratojnë trupin dhe kjo është shumë e dëmshme në verë