LifeStyle

Aktorja dhe regjisorja amerikane – Olivia Wilde rrëfen dramën pas ndarjes nga Jason Sudeikis

Aktorja dhe regjisorja amerikane Olivia Wilde ka folur hapur për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj personale dhe profesionale, duke rikthyer në vëmendje ndarjen nga aktori Jason Sudeikis dhe furtunën mediatike që shoqëroi filmin e saj “Don’t Worry Darling”.

Në një intervistë për podcastin “The Interview” të gazetës prestigjioze “The New York Times”, Wilde ka treguar se vëmendja e jashtëzakonshme e mediave ndaj jetës së saj private e vendosi atë në qendër të një historie që, sipas saj, ishte shumë larg realitetit. Ajo kujtoi se gjatë promovimit të filmit në vitin 2022, lajmet për marrëdhëniet personale, thashethemet dhe polemikat rreth produksionit morën më shumë vëmendje sesa vetë filmi.

Image

Wilde tha se në atë histori publiku kishte nevojë për një personazh negativ dhe se ajo u vendos në atë rol. Megjithatë, sot shprehet se nuk ndjen më zemërim për mënyrën se si u trajtua nga mediat.

Por pjesa më e dhimbshme e asaj periudhe, sipas aktores, nuk ishte presioni publik, por ndarja nga Sudeikis, me të cilin ka dy fëmijë. Ajo e përshkroi përfundimin e marrëdhënies si një tronditje të thellë emocionale, ndërsa pranoi se në të njëjtën kohë duhej të përballonte edhe nisjen e një projekti të madh filmik gjatë periudhës së pandemisë.

Image

Një tjetër temë ku u ndal ishte bashkëprindërimi. Wilde tha se ajo dhe Sudeikis kanë arritur të ndërtojnë një ekuilibër të shëndetshëm për rritjen e fëmijëve, por theksoi se kjo nuk është aspak e lehtë, pavarësisht imazhit që mund të krijohet në publik.

Sot, aktorja duket se ka lënë pas një pjesë të madhe të kësaj historie. Projekti i saj i fundit, “The Invite”, është shndërruar në një nga surprizat e kinemasë së vitit 2026.

Të Ngjashme