Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit tërhoqi shumë vëmendje, duke u konsideruar si një ngjarje e madhe në industrinë e muzikës dhe showbiz-it shqiptar.
Por, përveç atmosferës së festës dhe gëzimit, u përfolën edhe mungesat e disa figurave të njohura publike, të cilët kanë pasur raporte të afërta dhe bashkëpunime me këngëtaren.
Ndër artistët që nuk morën pjesë në dasmë përfshiheshin Elinel, Mozzik, Kida, Lumi B dhe madje edhe motra e Dafinës. Mungesa e tyre u bë subjekt i spekulimeve dhe lajmeve në media, duke ngritur pyetje mbi marrëdhëniet aktuale mes tyre.
Në përgjigje të këtyre spekulimeve, bashkëshorti i Dafinës, Kreshnik Gjergji, vendosi të reagojë në mënyrë ironike përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai publikoi një foto të Dafinës dhe shkroi me ironi: “Wooww, në dasmën e Dafinës nuk ishte prezente as vetë Dafina. Çfarë po ndodh?”.
lokimagazine