Mbi dy dekada përvojë, teknologji moderne dhe zgjidhje të qëndrueshme për energjinë e së ardhmes
Energjia e diellit nuk është më vetëm një alternativë. Ajo po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një mundësi konkrete për kursim, pavarësi dhe një të ardhme më të qëndrueshme. Në këtë rrugëtim, Muqa Solar Company, me mbi dy dekada përvojë, po sjell në Kosovë zgjidhje moderne për shfrytëzimin e energjisë së pastër dhe efikase.
Historia e kompanisë nis në vitin 2001, ndërsa që nga viti 2008 fokusi i saj është orientuar fuqishëm drejt energjisë së ripërtëritshme. Në vitin 2012, kompania u ribrendua si Muqa Solar Company, duke konsoliduar më tej veprimtarinë në fushën e sistemeve solare dhe teknologjive moderne energjetike.
Sot, Muqa Solar ofron projektim, furnizim, instalim, monitorim dhe mirëmbajtje të sistemeve fotovoltaike dhe termike për shtëpi, biznese dhe institucione. Qëllimi është i qartë: më pak shpenzime për energjinë, më shumë efikasitet dhe përdorim më i madh i burimeve të pastra.
Teknologji dhe partneritete ndërkombëtare
Pozicioni i kompanisë në treg forcohet edhe nga bashkëpunimi me marka të njohura ndërkombëtare. Muqa Solar është përfaqësuese dhe distributore për Kosovë dhe Shqipëri e disa prej emrave të rëndësishëm në sektorin e energjisë, ndër ta SONNENKRAFT, FRONIUS, AEROCOMPACT, EFFEKTA, GL CHARGE, STUDER, DIMPLEX dhe NGEN.
Përvoja e krijuar ndër vite dëshmohet edhe përmes projekteve të realizuara në qytete të ndryshme të Kosovës, duke u shërbyer familjeve, bizneseve dhe institucioneve.
Portofoli i kompanisë përfshinë:
Sisteme solare fotovoltaike
Bateri për ruajtje të energjisë elektrike
Mbushësa të veturave elektrike
Sisteme solare termike
Pompa Termike, duke e bërë energjinë e pastër pjesë të një ekosistemi gjithnjë e më modern.
Investimi më i rëndësishëm: profesionalizmi

Teknologjia kërkon ekspertizë. Pikërisht për këtë, një nga prioritetet e Muqa Solar është investimi i vazhdueshëm në profesionalizëm.
Inxhinierët e kompanisë trajnohen vazhdimisht, brenda dhe jashtë Kosovës, ndërsa bashkëpunimi me institucione akademike në fushën e efiçiencës së energjisë i jep kompanisë mundësi të ndjekë nga afër zhvillimet dhe risitë e këtij sektori.
Një tjetër hap drejt qasjes më të lehtë në energjinë solare janë edhe marrëveshjet e financimit me disa prej bankave kryesore në Kosovë, duke u mundësuar klientëve ta realizojnë investimin në mënyrë më të përballueshme.
Sot investon në diell, nesër kursen në energji
Në një kohë kur energjia dhe kostoja e saj janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës së çdo familjeje, biznesi dhe institucioni, investimi në energji të pastër po merr një dimension të ri.
Nga dielli te kursimi, nga teknologjia te pavarësia energjetike – Muqa Solar po ndërton sot zgjidhjet për energjinë e së nesërmes.


