Lajme

Murati: Kandidatin për president e kemi, shpresoj të ketë reflektim nga deputetët e opozitës

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se formimi i institucioneve të vendit mund të bëhet shpejt, duke kujtuar se edhe në herën e kaluar Kuvendi dhe Qeveria ishin formuar në kohë rekord.

Murati tha se problematika ishte shfaqur më pas te zgjedhja e presidentit, pasi, sipas tij, deputetët e opozitës kishin bllokuar procesin, duke çuar vendin në zgjedhje.

“Ne edhe herën e kaluar i kishim formuar institucionet, pra Kuvendin, Qeverinë në kohë rekord, por pastaj e patë që tek presidenti ishte problematika, sepse deputetët e opozitës e bllokuan procesin dhe e dërguan vendin në zgjedhje”, u shpreh Murati.

Ai tha se shpreson që këtë herë të ketë reflektim nga deputetët e opozitës, duke theksuar se kandidati për president tashmë është përcaktuar.

“Shpresoj që do të ketë reflektim, kandidatin për president e kemi, pra është shumë afër zgjidhja, por shpresoj që të ketë reflektim nga deputetët e opozitës”, deklaroi Murati.

Të Ngjashme