Neuralink ka kryer me sukses implantimin e parë të një mikroçipi në trurin e njeriut. Themeluesi i kompanisë e bëri të ditur lajmin mbrëmjen e djeshme, Elon Musk, sipas të cilit operacioni ishte i suksesshëm dhe pacienti vullnetar “po shërohet”.
Suksesi i procedurës së parë të implantimit shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të “tru-kompjuter”, një teknologji pioniere që Neuralink synon ta shfrytëzojë para së gjithash për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara si paraliza.
Musk raportoi se sipas kontrolleve fillestare, ndërfaqja e zhvilluar nga Neuralink është në gjendje të kapë ndryshimet në aktivitetin nervor në tru. Sipërmarrësi i njohur nuk dha detaje në lidhje me pacientin, por shtatorin e kaluar, kur nisi procesi i rekrutimit për provën e parë, Neuralink shpalli kërkimin e një subjekti që vuante nga kuadriplegjia.
Kompanisë së Musk iu dha leja për të testuar çipin te njerëzit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në muajin maj, një moment historik pas përpjekjeve të mëparshme të herë pas hershme për të fituar miratimin.
Produkti i parë i “Neuralink” do të quhet “Telepathy”, sipas Elon Musk. Ai tha se përdoruesit e parë të “Telepathy” do të jenë ata që kanë humbur kontrollin e gjymtyrëve të tyre.
bal