Lajme

Musliu- Shoshi: Po qëndrojmë në Kuvend, kërkojmë votimin e Ligjit në lexim të dytë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka falënderuar qytetarët që po vazhdojnë protestën dhe u ka bërë thirrje të qëndrojnë të bashkuar.

“Faleminderit secilit nga ju që po qëndroni në mbrojtje të vlerave, të sakrificës sonë për liri dhe të së vërtetës së luftës sonë çlirimtare”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Ajo ka bërë të ditur se deputetët po qëndrojnë në sallën e Kuvendit dhe po kërkojnë që Ligji të votohet edhe në lexim të dytë.

“Qëndroni të bashkuar siç keni qëndruar nga data 16 shtator! Jemi bashkë. Për lirinë, për çlirimtarët, për Kosovën!”, ka shtuar deputetja e PDK-së.

Të Ngjashme