ShowBizzz

Na bënë të besojmë shanset e dyta, por çifti i njohur i jep fund sërish lidhjes!

Shawn Mendes dhe Camila Cabello na bënë të besojmë në shanset e dyta, por jo për shumë gjatë.

Të paktën kështu thonë burimet për The Sun: “Dyshja është ndarë sërish”.

Megjithëse këngëtarët dukeshin më të dashuruar se kurrë, duke u përqafuar dhe puthur në Coachella dhe më pas nëpër rrugët e Neë York-ut, sërish pretendohet se romanca e tyre ka marrë fund. Arsyet nuk dihen ende, por aludohet se ndarja tanimë është përfundimtare.

Burimi theksoi se: “Shawn dhe Camila kanë shumë histori së bashku dhe testuan ujërat, pasi u rikthyen në jetën e njëri-tjetrit. Por s’ishte serioze dhe i kanë dhënë fund. Mbase kuptuan se ishte gabim që të tentonin sërish. Gjërat përfunduan njëherë për një arsye”.

Të dy këngëtarët s’e kanë konfirmuar ribashkimin dhe me shumë gjasa nuk do të flasin as për ndarjen, por nëse ndodh që të kemi të tjera informacione, këtu do të jemi, gati për t’ju përditësuar.