Lajme

“Na ndihmuan të kryejmë sulmin”, Irani përgënjeshtron Hamasin dhe mohon përfshirje e drejtpërdrejtë në luftën me Izraelin

“Irani nuk ishte i përfshirë në sulmin e kryer nga militantët e Hamasit në jug të Izraelit”. Këtë deklaratë e ka bërë misioni i Iran në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Ne qëndrojmë në mënyrë të prerë në mbështetjen e palëkundur të Palestinës; megjithatë, ne nuk jemi të përfshirë në sulmin e Palestinës, pasi ajo merret vetëm nga vetë Palestina”, thuhet në deklaratë, sipas Reuters.

Kjo deklaratë vjen pasi Hamasi ditën e djeshme tha se ndihma nga Irani i ndihmoi të kryenin sulmin. Kujtojmë që Irani e ka mbështetur Hamasin për vite me radhë dhe shpesh u ka ofruar atyre edhe armë dhe stërvitje. Kështu dhe grupi militant dje tha se ndihma Iranit e ka ndihmuar për të kryer sulmin e koordinuar.

Por Sekretari i Shtetit Antony Blinken i tha CNN të dielën se qeveria amerikane “nuk ka parë ende prova që Irani drejtonte ose qëndronte pas këtij sulmi të veçantë”.