Lajme

“Na njoftuan këta të shtetit, sot pushim”/ SMS-të e Call Center-ave në 2025 që përfshijnë policinë

SPAK është duke goditur në mënyrë të njëpasnjëshme aktivitetin e paligjshëm të Call Centerave mashtrues, të cilët përmes skemave të mashtrimit kanë futur në kurth një numër të madh qytetarësh nga vendet e BE-së dhe më gjerë, duke u marrë para.

Këto para më pas dyshohet se janë pastruar në sektorë si ndërtimi, turizmi, si dhe janë investuar edhe në kriptomonedha.

Më herët, autoritetet shqiptare ekstraduan në Gjermani shtetasin izraelito-kanadez Roy Garine, ndërkohë që tashmë autoritetet e drejtësisë në vend po verifikojnë edhe rrjetin e bashkëpunëtorëve të tij në Shqipëri.

Një nga personat, aktiviteti i të cilit po verifikohet, është Kevin Shytaj, i cili përshkruhet si njeriu që merrej me pjesën administrative dhe organizimin e punës në shërbim të Roy Garine në Shqipëri.

See also  Deklarata konfuze e drejtorit Vatoci, reagon Policia: Nga aksidenti në autostradë 1 viktimë, fëmija u dërgua pa shenja jete fillimisht, por mjekët e rikthyenNdërkohë, siç mëson Skyweb.al, autoritetet e drejtësisë po verifikojnë edhe rolin e eksponentëve të Policisë së Shtetit në mbrojtjen e aktivitetit të Call Centerave mashtrues në vendin tonë, si dhe të personazheve me peshë në politikë dhe administratë.

Një bisedë mes Kevin Shytajt dhe një personi që kryente punë në shërbim të grupit, i identifikuar si Henri Pasha, është ajo që ka ngjallur interes.

Bëhet fjalë për një komunikim të datës 22 dhjetor 2025, ku Shytaj i shkruan Pashës duke i anuluar një takim të planifikuar mes tyre.

Te lutem mos kalo sot se morem pushim na lajmeruan kta te shtetit”, shkruan Kevin Shytaj në mesazh.

See also  Frikë dhe ankth në ajër! Avioni me 200 shqiptarë mbetet në qiell, pilotët tentojnë që të ulen në pistë, detyrohen të kthehen në Torino (Video)Mesazhi ka ngritur dyshime se mund të bëhet fjalë për një dekonspirim nga elementë brenda Policisë së Shtetit apo strukturave shtetërore, pasi periudha përkon me kohën kur u kryen disa operacione të njëpasnjëshme ndaj Call Centerave në Tiranë.

Këto operacione janë nxitur nga vendet partnere, mes tyre Italia, Gjermania dhe Austria, të cilat prej kohësh kanë kërkuar goditjen e rrjeteve që mashtronin qytetarët e tyre përmes platformave të rreme financiare.

Për momentin, SPAK po ndjek gjurmën e parave, rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe lidhjet e mundshme me zyrtarë apo punonjës të institucioneve që dyshohet se kanë mbrojtur ose dekonspiruar aktivitetin e Call Centerave mashtrues. /Skyweb.al

Të Ngjashme