Lajme

Aksident i frikshëm/ Benzi përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari (Pranë u gjet një pistoletë)

Një 22 vjeçar i identifikuar si Renis Kalnxhi ka mbetur i lënduar, pasi makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë në fshatin Farret njesia administrstive Stravaj.

I riu është transportuar për në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendgjarje nuk u konstatuan persona të tjerë që mund të kenë qenë në mjet

Por nga kqyrja e vendit të ngjarjes në afersi të mjetit të dëmtuar është konstatuar një armë tip pistoletë.

Burime bëjnë me dije se personi është përfshirë në konflikt dhe është dëmtuar para se mjeti të dilte nga rruga. Veprimet e tjera hetimore do t’i ndjek Komisariati i Policisë Librazhd.

Të Ngjashme