Lajme

Nagavci takon shefen e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronica Vashchenko

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagvci, të premten ka pritur në takim shefen e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronica Vashchenko.

Në takim, është diskutuar për edukimin në fëmijërinë e hershme dhe pilotimin aktual të kurrikulës së re si dhe për digjitalizimin e arsimit, për të cilin proces UNICEF-i qëndron i gatshëm për të ofruar ekspertizë përmes asistencës teknike, shkruan teve1.info

“Ministrja Nagavci falënderoi shefen e re të zyrës së UNICEF-in, Vashchenko për koordinimin e ngushtë me institucionet, duke siguruar që të gjitha rekomandimet e UNICEF-it të realizohen me efektivitet në çdo aspekt të punës sonë, ndërsa, shefja e UNICEF-it në Kosovë, Veronica Vashchenko përsëriti gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes për MAShTI-në në të gjitha format e identifikuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, në Facebook./teve1.info/