ShowBizzz

Naim Abazi ja uron ditëlindjen babait, publikon foto të prindërve

Këngëtari dhe prezantuesi televiziv, Naim Abazi, kohë pas kohe poston në rrjete sociale.

Ai, nuk është personazhi më aktiv në këtë fushë, e megjithatë me raste na tregon diçka, shkruan “Kosovarja”.

Babai i këngëtarit ka festuar ditëlindjen dhe ai e ka uruar në faqen e tij në “Facebook”.

Baba i dashur gëzuar ditëlindjen ! Çfarëdo qe të them e di qe s’ka fjale, s’ka shkronja , as film qe do e thoshte atë qe duam për ty. Zoti te bekoftë sa shumë na ke mësuar , edukuar, mbajtur dhe drejtuar për një jete njerëzore, te ndershme te sinqerte e mbi te gjitha me shume dashuri. Urime dhe dashtë zoti 120! Naimi, Mihrija, Platori dhe Tringa.



ks