Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka ndarë një moment personal nga jeta e tij gjatë emisionit “Zgjohu”, ku ishte i ftuar për të folur për rrugëtimin e tij jetësor dhe profesional.
Hasanpapaj tregoi se një nga mësimet më të vlefshme që ka marrë në jetë vjen nga nëna e tij.
“Ajo gjithmonë ma ka dhanë një këshillë: ‘Nanë, kurrë mos u korit. Njeriu ka dy gisht fytyrë dhe atë mos e hup’”, tha ai.
Sipas Hasanpapajt, nëna e tij ka qenë gjithmonë mbrojtëse e vlerave familjare, moralit dhe dinjitetit njerëzor.
“Pa marrë parasysh sfidat që i kalon në jetë, kurrë mos u korit”, kujtoi ai fjalët e nënës.
