Lajme

Nata e 11-të e protestave në Prishtinë, mijëra qytetarë tubohen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Edhe sonte, mijëra qytetarë janë mbledhur për të protestuar nën moton “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sonte (e shtunë) është dita e 11-të e protestave kundër dënimit të Gjykatës Speciale me 81 vjet burgim ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çlirim Haziri, një prej organizatorëve të protestave, ka bërë thirrje që deri më 1 tetor kur pritet të mbahet marshi i madh i paralajmëruar nga platforma “Liria ka Emër”, protestuesit të mblidhen çdo natë.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet.

Të Ngjashme