Aktori i njohur amerikan, Bill Cobbs, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur publicisti i tij, Chuck Jones. Ai ishte më i njohur për rolet e tij si roje sigurie Reggie në filmin e vitit 2006 ‘Night At The Museum’, dhe si menaxheri i Ëhitney Houston, Bill Devaney në filmin e vitit 1992, ‘The Bodyguard’. Ai gjithashtu u shfaq në vazhdimin serisë së parë të ‘Secret Of The Tomb’, i publikuar në 2014.
Aktori veteran vdiq të martën në mbrëmje në Inland Empire, Kaliforni dhe ishte i rrethuar nga familja e tij. Arsyeja e vdekjes u shënua si shkaqe natyrore.
Ai u bë një aktor i përjetshëm me rreth 200 role filmike dhe televizive. Pjesa më e madhe e tyre erdhi në të 50-at, 60-at dhe 70-at e tij, ndërsa kineastët dhe producentët televizivë iu drejtuan atij përsëri për të pasur disa pjesë të vogla, por të rëndësishme.
bal