ShowBizzz

Ndahet nga jeta aktori i “Sex and the City”, Eddie Driscoll

Aktori i “Sex and the City”, Eddie Driscoll, ka vdekur në moshën 60-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Eddie Driscoll luajti në shumë seriale të njohur, duke përfshirë Desperate Housewives, The Last Ship dhe CSI: Miami.

Eddie Driscoll vdiq në Los Anxhelos më 15 dhjetor, zbuloi aktori Jimmy Palumbo.

Sipas Hollywood Reporter, Eddie Driscoll vdiq nga një emboli pulmonare pasi luftoi me kancerin në stomak.

Eddie Driscoll u shfaq në një episod të ‘Sex and the City’ në vitin 2000, ku ai luajti Fendi Man. Ai gjithashtu u shfaq në një episod të ‘Mad Men’ në 2014 dhe serialin e dashur dramatik 24 në 2007.

Eddie Driscoll ishte më i njohur për rolin e tij në The Last Ship, ku luajti Randall Croft. Ai u shfaq në shtatë episode të serialit në vitin 2016.

Ndër të tjera, ai është shfaqur në Entourage, LA Noire, Days of Our Lives, Outlaw dhe This Is Us./abcnews.al