Aktori Ron El, i njohur më së shumti për rolin e Tarzanit, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Lajmin i trishtë e ka dhënë vajza e tij, Kirsten Casale Aly, me anë të një postimi tejet prekës në rrjetin e saj social Instagram, teksa ka ndarë edhe disa imazhe shumë të bukura me të.
“Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë – dhe unë kam humbur babanë tim. Babai im ishte dikush që njerëzit e quanin hero. Ai ishte një aktor, shkrimtar, trajner, mentor, familjar dhe udhëheqës.
Ai krijoi një valë të fuqishme ndikimi pozitiv kudo që shkoi. Ndikimi që ai pati te të tjerët është diçka që nuk e kam parë kurrë tek asnjë person tjetër – kishte diçka vërtet magjike tek ai. Kështu e njohu bota”, shkroi ajo.
View this post on Instagram
bal