Lajme

Ndahet nga jeta Anesti Bezhani, Anëtar Nderi i Kryesisë së Dhomës së Tregtisë Vlorë

Anesti Bezhani, Anëtar Nderi i Kryesisë së Dhomës së Tregtisë Vlorë është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Anesti Bezhani ishte një nga themeluesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Vlorë. Bezhani është cilësuar gjithashtu  si një je prej ekonomistëve të jashtezakonshëm në shkallë kombetare.

Lajmi për vdekjen e Bezhanit është konfirmuar nga Dhoma e Trgetisë në Vlorë. Homazhet për Anesti Bezhani do të zhvillohen sot më datë 10 shkurt, ora 10.00-12.00 në ambientet e Dhomës së Tregtisë Vlorë, pranë Pallatit të Kulturës.

Lidhur me vdekjen e Bezhanit ka reaguar përmes një postimi në Facebook, Arben Malaj. Teksa i shpreh ngushëllime familjes së Bezhanit, ai thotë se ka qenë me fat që e ka njohur dhe që ka bashkëpunuar me Anesti Bezhanin.

“Nje lajm I trishte per vdekjen e Anesti Bezhani, nje prej ekonomisteve te jashtezakonshem ne shkalle kombetare. Perhere I qeshur dhe plote humor. Profesionalisht I pa arritshem. Me integritet dhe kurajo sfiduese edhe perpara viteve 90. E konsideroj vet me fat qe e njihja dhe qe bashkepunonim. Nuk mbaj mend asnje dite qe Anesti te ishte I trishtuar apo pa dinamizmin dhe humorin e tij! Kam mesuar shume nga Anesti profesionalisht edhe sidomos ne manaxhimin e situatave te veshtira. Ngushellime familjes, miqeve dhe kolegeve! U prehte ne paqe !!! Perhere mirenjohes, Arbeni”, shkruan Malaj në Facebook.

Anesti Bezhani, një nga historitë më të suksesshme për qytetin e Vlorës

Pas çlirimit të Vlorës, kur shkolla Tregtare hapi dyert drejt një epoke të re, një nga nxënësit e saj, ishte dhe Anesti Bezhani.

Një student i shkathët, që do të spikaste për nga vlerat dhe aftësitë e tij profesionale. Ai mbaroi studimet tek shkolla Tregtare, qysh në 1948 dhe u bë një nga ekonomistët e shkëlqyer dhe një financier i zoti, i cili do të kontribuonte shumë, gjatë gjithë jetës së tij…

Ndër vite Bezhani, jo vetëm mbajti poste shumë të rëndësishme por me punën dhe aftësitë e tij, ka arritur majat e suksesit si një nga financierët me të shquar duke qënë:

– I pari anëtar i Parlamentit Europian të Biznesit, përfaqësues i Shqipërisë në dy legjislacionet e fundit.
– Anëtar i përhershëm i Kryesisë së Dhomës së Tregtisë e Industrisë , Vlorë, që prej themelimit të saj.
– Anëtar i përhershëm i Kryesisë së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë në dy dekadat e fundit.
– Anëtar i Kryesisë së Forumit të Biznesit Shqipëri – Itali, Shqipëri – USA dhe përfaqësues i Forumit të Ekonomistëve Shqiptarë në Samitin e “Crans Montana” nga vitet 2000 – 2010.
– Anesti Theodhori Bezhani është vlerësuar (5)pesë herë nga Kuvendi i Shqipërisë për merita pune me “urdhëra” e “çmime” të ndryshme.
– Në vitin 2016 i është dhënë titulli “Mirënjohje e Qytetit të Vlorës”, akorduar nga Kryetari i Bashkisë Vlorë.
– Në vitin 2016 ka marr titullin “Nder i Labërisë” nga Klubi Labëria.
– Në vitin 2019 ka marr titullin “Mirënjohja e Qarkut Vlorë”.
– Si anëtar i përhershëm i Kryesisë dhe Industrisë, Vlorë, Z. Anesti Bezhani i akordohet “Mirënjohje e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Vlorë” për kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin ekonomik e tregtar dhe shembull morali e etike në biznes.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo