Lajme

Ndahet nga jeta në moshë të re psikologia nga Istogu

Me pikëllim është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të psikologes së re nga Istogu, Blerina Shatri.

Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë dhe kolegët e saj përmes postimeve në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e parakohshme.

Varrimi i saj do të bëhet nesër, më 1 gusht, në ora 16:00 në varrezat e fshatit Tomoc të komunës së Istogut.