ShowBizzz

Ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare balerina e njohur

Balerina Michaela Mabinty DePrince e cila performoi me Beyonce ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

E cilësuar si frymëzimi i paharrueshëm për të gjithë ata që e njohin vdekja e saj ishte e papritur në një moshë kaq shumë të re. Autoritetet, por edhe familjarët e të ndjerës nuk kanë dhënë ende shkakun që i solli vdekjen balerinës së njohur.

“Michaela preku kaq shumë jetën në të gjithë botën, duke përfshirë edhe tonat”, kanë shkruar familjarët.

Homazhet për ndarjen nga jeta të 29-vjeçare kanë qenë të shumta nga komuniteti i balerinëve në mbarë botën.

“Jeta e saj ishte e përcaktuar nga hiri, qëllimi dhe forca. Përkushtimi i saj i palëkundur ndaj artit të saj, përpjekjet e saj humanitare dhe guximi i saj për të kapërcyer sfidat e paimagjinueshme do të na frymëzojnë përgjithmonë.”



ks