Bota e aktrimit është në zi edhe një herë me ndarjen nga jeta të aktorit të dashur të viteve 1970 dhe 1980 Robert Logan. Aktori, i njohur më së shumti për rolet e tij në ’77 Sunset Strip’ dhe si patriarku në një seri filmash të ‘Wilderness Family’ ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur djali i aktorit i cili ka treguar për mediat se babai i tij ndërroi jetë më 6 maj për shkaqe natyrore në Estero, Florida por familja preferoi të mos e bëjë publik lajmin deri këtë javë.
Logan lindi më 29 maj 1941 në Brooklyn, më i madhi nga shtatë fëmijët, i lindur nga Francis Logan, një drejtues banke, dhe Catherine Quigley.
Ai shkëlqeu në sport gjatë gjithë rinisë së tij, duke fituar një bursë bejsbolli në Universitetin e Arizonës. Pikërisht kur ai po ndiqte shkollën atje u zbulua nga një agjent talentesh i Warner Bros.
Ai bëri debutimin e tij në aktrim në vitin 1961 me një episod të ‘Maverick’, të cilin e vazhdoi me një episod të ‘Surfside 6’. Më pas karriera e tij njohu shumë shkëlqim dhe cilësohet si një ndër aktorët më sharmant të viteve ’80.
bal